Me datën 15.07.2022 rreth orës 20:40 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë disa persona kishin filluar të sulmonin njëri tjetrin pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Njësitet policore nga Stacioni Policor-Gjakovë, pa vonesë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar tre të dyshuar:
1. D. Gj., mashkull, lindur në vitin 1960, shtetas i Republikës së Kosovës
2. D. R., mashkull, lindur në vitin 1991, shtetas i Republikës së Kosovës
3. T. L., mashkull, lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës
Në vend-ngjarje nga policia është sekuestruar edhe një pistoletë BASQUR, një karikator dhe 4 copë fishek të po të njëjtës armë e cila dyshohet të ketë qenë në posedim të të dyshuarit numër 1 dhe në rast ishte përdorur nga ai për të kanosur të dyshuarit e tjerë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari 1 ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.
Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar: