Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre (3) persona për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit”

Pejë, 20 korrik 2022
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, sё bashku me Njësitin për reagim tё shpejtё (NJRSH) me datë 20.07.2022, rreth orës 00:30, kanë shkuar nё njё kontroll ne fshatin Carrabreg- Deçan.
Gjatё kontrollit tё lokalit nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, letra bixhozi dhe disa qipa qё i përdornin gjatë lojës.
Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet Policore janё arrestuar tre (3) persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz.
Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48- orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje