Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fushatë vetëdijësuese ,,Festo me zemër, jo me armë’’

Policia në Shtime, sot me datën 22/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në qytetin e Shtimes.
Gjatë këtij aktiviteti përpos shpërndarjes së fletë palosjeve me disa këshilla për siguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara në Shtime, kanë vendosur poster të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton: “Festo me zemër, jo me armë”
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione rreth dukurive negative në shoqëri, përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje