Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për përdorim të armës në një aheng familjar

Malishevë, 10 gusht 2022
Patrulla policore e Stacionit Policor në Malishevë, derisa ishin duke patrulluar në fshatin Carrallukë-Malishevë, kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Pas identifikimit të lokacionit ku kishte ndodhur rasti është arritur të arrestohet i dyshuari B. H., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2006) i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit ZORAKI M906-B, një karikator dhe dy gëzhoja fisheku të kalibrit 7.65.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje