Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për dhunë në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari A. J., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1984), kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, në fshatin Skivjan-Gjakovë, janë gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 15 copë fishekë si dhe një pistoletë me një karikator të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.