Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:35 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q (M/K) i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje