Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar nga Interpoli

26.11.2022, Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot më datë 26.11.2022 rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. Shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje