Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda

Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme ku janë vjedhur, veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve.
Gjësende këto që janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– L. S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– A. Z. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku tri raste të vjedhje të rënda.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje