Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndim i lehtë trupor

Gjilan, 07 janar 2023
Stacioni Policor Kllokot me 07.01.2023 rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti.
Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht.
Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje