Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet në qendrën e mbajtjes i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 05.01.2023, në rrugën “Rasim Hashani”, në Obiliq, ku pas një përleshje, nga një mjet i mprehtë (thikë), ka mbetur i lënduar një person.
Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot personi i dyshuar mashkull i mitur, të dorzohet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje