Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 22 shkurt 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 22.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin A.S. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar).
Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje