Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Gjilan, 04 korrik 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 03.07.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH. (1991) shtetas i Kosovës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të tetë urdhëresave , të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Kamenicë me dënim burgimi tre (3) muaj e dymbëdhjetë ditë për veprat penale ‘’ Vjedhje dhe vjedhje e rëndë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje