Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda

Prizren, 31 gusht 2023
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Dragash si rezultat i një pune mirë të organizuar operative hetimore ka arrestuar të dyshuarin F.J. (viti i lindjes 2000).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatrat e Opojës. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje