Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 02 korrik 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroporti ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.
Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje