Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 26 nëntor 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
• Personat kërkohen , për veprat penale “vjedhje e rende” dhe “Vjedhje e rendë e mbetur ne tentativë” e cila ka ndodhe me 28.02.2024 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]

Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje