Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”

Mitrovicë Veri , 18 dhjetor 2024
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar (i mitur) për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
Arrestimi i të dyshuarit është kryer mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, se më 27 nëntor 2024, në një biznes privat, ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje