Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mosdeklarim i parave

Prishtinë, 07 mars 2025
Me datën 06.03.2025, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, Policia Kufitare & Dogana e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndaluar për kontrolle një automjet të tipit Kia Sportage me targa të Bosnje e Hercegovinës. Gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar, në automjetin të cilin e drejtonte vozitësi shtetas i Bosnje e Hercegovinës, janë hasur 15 000 (pesëmbëdhjetëmijë) Euro para/kartëmonedha të padeklaruara.
Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe do të trajtohen nga Dogana e Kosovës në procedurë të mëtejme doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e RKS-së, do të vazhdojë me angazhimin e saj për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.
Në vijim keni foto të dëshmive:
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje