Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve

Gjakovë, 19 Mars 2025
Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, më datë 19.03.2025, rreth orës 09:00, Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një kontroll në vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Shkozë-Malishevë.
Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pushkë gjuetie,
• Një armë automatike me një karikator,
• 32 fishekë dhe
• Dy gëzhoja
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme që cenon sigurinë e qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje