Më datë 16.05.2025, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer kontroll në disa lokale. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj, është kontrolluar i dyshuari S. S, 42 vjeç, në automjetin e të cilit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë. Pistoleta ishte me leje pronësie, por pa leje për mbajtje.
Po ashtu, te i dyshuari E. J, 36 vjeç janë gjetur një kafkë pistolete, një spirale pistolete dhe 7 fishekë.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municionet e gjetura janë sekuestruar.