Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një zyrtare policore në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh.
Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm, P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje