Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Rajonit të Prishtinës ndalon tre persona dhe sekuestron materiale me përmbajtje nacionaliste në Graçanicë

Prishtinë, 22 maj 2025 – Mbrëmë, rreth orës 23:30, një njësi e Policisë së rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të shtetit të Serbisë, në zonën e Graqanicës.
Në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç).
Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graqanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale:
“Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim apo dukuri që cenon sigurinë dhe rendin publik.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje