Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ndalon shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”

Prishtinë, 22 maj 2025
Me datën 21.05.2025, rreth orës 18:10, gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë nga ta shtetas të Serbisë dhe një vozitës shtetas i Republikës së Kosovës.
Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje