Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vazhdojnë angazhimet policore në parandalim të kontrabandës me mallra

Vazhdojnë angazhimet policore në parandalim të kontrabandës me mallra
Prishtinë, 24 Qershor 2025
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e Task Forcës–Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga stacioni për mbikëqyrjen e kufirit – SPMK Muqivercë, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar operacionet policore dhe kontrollet taktike në terren përgjatë brezit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Në orët e mbrëmjes së datës 23.06.2025, njësitë policore gjatë veprimeve vëzhguese, kanë identifikuar një traktor me rimorkio të improvizuar, duke hyrë ilegalisht nga fshati Tërrnocë – Bujanoc (R. e Serbisë) në drejtim të fshatit Hodonoc – Kamenicë (R. e Kosovës).
Gjatë kontrollit në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Hodonoc, pronë e N. P, është gjetur rimorkioja e improvizuar, e cila sipas të dhënave rezulton të jetë pronë e të dyshuarit L. I, banues në Hodonoc.
Në praninë e të dyshuarit, gjatë kontrollit është konstatuar se rimorkioja ishte e ngarkuar me mallra – konkretisht drunj dekorativë. Mallrat e kontrabanduara ishin të destinuara për qytetarë të ndryshëm brenda territorit të Kosovës dhe ishin të pajisura me etiketa të përgatitura për shpërndarje përmes postës vendore.
Sipas të dhënave të siguruara, sasia e mallrave përbëhej nga rreth 220 drunj dekorativë, me një vlerë të përgjithshme rreth 7,000 euro, pa përfshirë shmangiet doganore që rezultojnë nga kontrabanda.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të të cilëve rimorkioja së bashku me mallin është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor, për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente, do të vazhdojë angazhimet e saja në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale.
Nastavljaju se policijske aktivnosti u sprečavanju krijumčarenja robom
Priština, 24 Juni 2025
Policija Kosova, odnosno jedinice Task Force–Istok, u saradnji sa Carinom Kosova, uz pomoć stanice za nadzor granice – SPMK Mućivrc, u okviru mera za sprečavanje i borbu protiv nezakonitosti i krijumčarenja, pojačale su policijske operacije i taktičke kontrole na terenu duž graničnog pojasa između Republike Kosovo i Srbije
U večernjim satima 23.06.2025, policijske jedinice tokom posmatračkih aktivnosti identifikovale su traktor sa improvizovanim prikolicom, koji je ilegalno ulazio iz sela Tërrnoc – Bujanoc (R. Srbije) prema selu Hodonoc – Kamenica (R. Kosova)
Tokom kontrole u dvorištu jedne napuštene kuće u selu Hodonoc, u vlasništvu N. P, pronađena je improvizovana prikolica, koja prema podacima ispada da je vlasništvo osumnjičenog L. I, koji živi u Hodonocu
U prisustvu osumnjičenog, tokom kontrole je utvrđeno da je prikolica bila puna sa robom – konkretno dekorativnim drvetom. Krijumčarena roba je bila namenjena različitim građanima unutar teritorije Kosova i bila je opremljena etiketama pripremljenim za raspodelu putem lokalne pošte.
Prema prikupljenim podacima, količina robe sastojala se od oko 220 dekorativnih drveća, sa ukupnom vrednošću od oko 7.000 evra, bez uključivanja carinskih izbegavanja koja proističu iz krijumčarenja.
U vezi sa slučajem, sve radnje su preduzete u koordinaciji sa Državnim Tužilaštvom, po čijem nalogu je prikolica, zajedno sa robom, zaplenjena i poslata na carinski terminal radi daljeg zakonskog postupka.
Policija Kosova, u saradnji sa nadležnim institucijama, nastaviće svoje napore u sprečavanju raznih kriminalnih aktivnosti.
Police activities continue in preventing the smuggling of goods
Prishtina, 24th of June 2025
Kosovo Police, respectively the units of the Task Force-East, in cooperation with Kosovo Customs, assisted by the border surveillance station – SPMK Muqiverca, in the framework of measures to prevent and combat illegality and smuggling, have intensified police operations and tactical field controls along the border line between the Republic of Kosovo and Serbia.
In the evening hours of 23.06.2025, police units, during surveillance operations, identified a tractor with an improvised trailer, illegally entering from the village of Tërrnoce – Bujanoc (R. of Serbia) in the direction of the village of Hodonoc – Kamenicë (R. of Kosovo).
During the search in the yard of an uninhabited house in the village of Hodonoc, owned by N. P, an improvised trailer was found, which according to the data turns out to be the property of the suspect L. I, a resident of Hodonoc.
In the presence of the suspect, during the search it was found that the trailer was loaded with goods – specifically decorative trees. The smuggled goods were destined for various citizens within the territory of Kosovo and were equipped with labels prepared for distribution through the local post office.
According to the data obtained, the quantity of goods consisted of about 220 decorative trees, with a total value of about 7,000 euros, not including customs evasion resulting from smuggling.
Regarding the case, all actions were taken in coordination with the State Prosecutor’s Office, by whose order the trailer together with the goods was seized and sent to the customs terminal, for further legal procedures.
Kosovo Police, in cooperation with competent institutions, will continue its efforts in prevention of various criminal activities.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-24
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
1995
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
22
Arrestime
11
Ne Mbajtje