Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” në Mitrovicë të Veriut – Četvrti osumnjičeni uhapšen za krivično delo „Pokušaj teške krađe“ u Severnoj Mitrovici

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” në Mitrovicë të Veriut
Mitrovicë Veri , 24 Qershor 2025
Njësitet policore në Mitrovicën e Veriut kanë arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për përfshirje në rastin e veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
V.I. i lindur me 1998.
Më 21.06.2025, në Stacionin Policor të Mitrovicës Veri janë raportuar dy raste të vjedhjeve në tentativë:
Rasti I – Rreth orës 00:40, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur dritaren e një lokali në rrugën “Vasilija Ostroskog”, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë për shkak se është aktivizuar alarmi.
Rasti II – Në rrugën “Çlirimi” rreth orës 22:30, ankuesi ka raportuar se ka vërejtur tre persona duke tentuar të kryejnë një vjedhje në shtëpinë e tij, por të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatave dhe më 21.06.2025, rreth orës 22:50, ka arritur të ndalojë tre persona të dyshuar në rrugën “Nemaninja”, të cilët janë:
Z.B. i lindur më 2005,
A.S. i lindur më 2000,
M.H. i lindur më 1995.
Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Pas hetimeve të mëtejme më 24.06.2025, policia ka arrestuar edhe personin e katërt, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e parë. Me urdhër të prokurorit pas intervisimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Četvrti osumnjičeni uhapšen za krivično delo „Pokušaj teške krađe“ u Severnoj Mitrovici
Mitrovica Sever, 24. Jun 2025
Policijske jedinice u Severnoj Mitrovici uhapsile su četvrtog osumnjičenog za učešće u krivičnom delu „Pokušaj teške krađe“.
V.I. rođen 1998. godine.
Dana 21.06.2025. godine, u Policijskoj stanici Severna Mitrovica prijavljena su dva slučaja pokušaja krađe:
Slučaj I – Oko 00:40, podnosilac prijave je prijavio da su nepoznate osobe na silu otvorile prozor kafića u ulici „Vasilija Ostroškog“, ali nisu uspele ništa da ukradu jer je alarm aktiviran.
Slučaj II – U ulici „Çlirimi“ oko 22:30, podnosilac prijave je prijavio da je primetio tri osobe koje su pokušavale da izvrše pljačku u njegovoj kući, ali su pobegle sa mesta događaja.
Policija je odmah reagovala po prijemu informacije i 21.06.2025. godine, oko 22:50, uspela je da zaustavi trojicu osumnjičenih u ulici „Nemaninja“, koji su:
Z.B. rođen 2005. godine,
A.S. rođen 2000. godine,
M.H. rođen 1995. godine.
Isti su uhapšeni i sprovedeni u policijsku stanicu. Po odluci državnog tužioca, određena im je mera pritvora od 48 sati.
Nakon dalje istrage, 24.06.2025. godine, policija je uhapsila i četvrtu osobu, za koju se sumnja da je umešana u prvi slučaj. Po nalogu tužioca, nakon ispitivanja osumnjičenog u prisustvu advokata odbrane, određena mu je mera pritvora od 48 sati.
Kosovska policija ostaje posvećena borbi protiv svih nezakonitih aktivnosti i privođenju osumnjičenih lica pred pred pravosudnim organima.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-24
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
1995
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
22
Arrestime
11
Ne Mbajtje