Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprën penale “Sulm seksual” në Mitrovicë të Veriut – Jedna osoba uhapšena zbog krivičnog dela „Seksualni napad“ u Severnoj Mitrovici

Arrestohet një person për veprën penale “Sulm seksual” në Mitrovicë të Veriut
Mitrovicë Veri , 24 Qershor 2025
Më datën 24.06.2025 rreth orës 11:50, në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut është raportuar një rast i sulmit seksual.
Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në një dyqan që gjendet në rrugën “Knjaz Miloš”, Mitrovicë Veri ku i dyshuari pasi kishte hyrë në dyqan dyshohet se përmes veprimeve të tij ka sulmuar seksualisht një punonjëse të dyqanit.
I dyshuari, N.A. 57 vjeç është arrestuar nga njësitë policore dhe është shoqëruar në stacionin policor. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar pozitiv me 0.8‰.
I dyshuari me pas është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë.
Raportimi mund të bëhet në disa forma:
– Përmes numrit pa pagesë 192,
– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,
– Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës.
Jedna osoba uhapšena zbog krivičnog dela „Seksualni napad“ u Severnoj Mitrovici
Mitrovica Sever, 24. Jun 2025
Dana 24.06.2025. godine oko 11:50 časova, u Policijskoj stanici Severna Mitrovica prijavljen je slučaj seksualnog napada.
Prema izveštaju, slučaj se dogodio u prodavnici koja se nalazi u ulici „Knjaz Miloš“ u Severnoj Mitrovici, gde je osumnjičeni, nakon ulaska u prodavnicu, osumnjičen za seksualni napad na zaposlenu u prodavnici.
Osumnjičeni, N.A., star 57 godina, uhapšen je od strane policijskih jedinica i sproveden u policijsku stanicu. Osumnjičenom je urađen test na alkohol, koji je pokazao pozitivan rezultat od 0,8‰.
Osumnjičeni je potom ispitan u prisustvu branioca i, odlukom državnog tužioca, određena mu je mera pritvora od 48 sati.
Pozivamo sve građane da ne ćute pred seksualnim uznemiravanjem ili napadom, već da reaguju i prijave, kako bi pomogli u stvaranju bezbednijeg i dostojanstvenijeg okruženja za sve.
Prijavljivanje se može izvršiti na nekoliko načina:
– Preko besplatnog broja 192,
– Preko aplikacije „Prijavi policiji“,
– Ili pojavljivanjem u bilo kojoj stanici Kosovske policije.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-24
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
1995
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
22
Arrestime
11
Ne Mbajtje