Stacioni Policor në Malishevë po ndërmerr masa të vazhdueshme për parandalimin e djegieve të cilat shkaktojnë ndotje të ajrit dhe rrezikojnë përhapjen e zjarrit.
Në një rast të fundit, më datë 25.06.2025, në Komunën e Malishevës, një person është identifikuar për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në një hapësirë publike e cila është zonë e banuar andaj duke u bazuar në ligjin nr. 08/L-071 neni 49 paragrafi 1.7.9 ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro.
Policia rikujton se veprimet e tilla si djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera është e ndaluar me ligj, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur rreziku për përhapjen e zjarrit është më i madh.
Apelojmë te qytetarët që të shmangin çdo lloj djegieje, dhe t’i njoftojnë menjëherë organet e rendit në numrin 192 ose autoritetet lokale për çdo rast të dyshuar.
Bashkëpunimi juaj është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e komunitetit.