Dita ndërkombëtare kundër abuzimit të drogave
Sot, me datën 26 qershor 2025, Divizioni i Policimit në Bashkësi së bashku me zyrtarë policorë nga stacioni policor ‘Qendra’, ka realizuar fushatën në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm. Kjo fushatë është realizuar duke u bazuar në projektin “Bëhu hero i jetës tënde”, projekt i cili është iniciuar nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, ndërsa është implementuar nga të gjitha DRP-të.
Synimi i fushatës ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve e sidomos i të rinjve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike.
Me anë të motos “Bëhu hero i jetës tënde” qytetarëve iu është bërë thirrje që ta diskutojnë çështjen e drogave në mënyrë më të hapur me fëmijët e tyre dhe nëpër shkolla, po ashtu t’i raportojnë në Polici rastet që kanë të bëjnë me droga.
Gjatë këtij aktiviteti iu janë shpërndarë afër 800 broshura vetëdijësuese qytetarëve dhe të rinjve.
Fushatës me disa aktivitete vetëdijesuese i është bashkangjitur edhe OJQ “RI-JETA” nga Ferizaj.
Aktivitetet u përbënë nga një fushatë reklamuese intensive edhe në TV.
Today, on 26th of June 2025, the Community Policing Division, together with police officers from the police station “Center”, carried out a campaign on the occasion of the framework of the International Day Against Drug Abuse and Illicit Trafficking. This campaign was carried out based on the project “Be the hero of your life”, a project that was initiated by the Community Policing Division and implemented by all RPD.
The aim of the campaign was to raise awareness among citizens, especially young people, about the consequences of using narcotic substances.
With the motto “Be the hero of your life”, citizens were called upon to discuss the issue of drugs more openly with their children and in schools, as well as to report drug-related cases to the Police.
During this activity, nearly 800 awareness brochures were distributed to citizens and young people.
The NGO “RI-JETA” from Ferizaj has also joined the campaign with several awareness-raising activities.
The activities included an intensive advertising campaign on TV as well.