Arrestohet një person për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
Mitrovicë Veri , 01 Korrik 2025
Më datë 30.06.2025, rreth orës 20:20, Stacioni Policor Mitrovicë Veri ka pranuar informatën se në rrugën “Čika Jovina” në Mitrovicë Veri, përkatësisht në oborrin e një shkolle, tre ankueseve u ishin vjedhur tre telefona mobil, derisa të njëjtat kanë qenë duke luajtur.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe pas shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar e dyshuara L.B., 34 vjeçe. E njëjta më pas është arrestuar në adresën e saj të banimit në qytetin e Mitrovicës së Veriut dhe është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar.
Pas përfundimit të procedurave, palëve të dëmtuara u janë kthyer telefonat. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe do të hetohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale. Njëkohësisht, u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e tilla në numrin 192, me qëllim që personat e dyshuar të dalin para drejtësisë.
Uhapšena jedna osoba za krivično delo “Zloupotreba tuđe imovine”
Mitrovica Sever, 01. Jul 2025.
Dana 30.06.2025. godine, oko 20:20 časova, Policijska stanica Severna Mitrovica primila je obaveštenje da su u ulici „Čika Jovina“ u Severnoj Mitrovici, odnosno u dvorištu škole, trojice podnosioca žalbe ukradena tri mobilna telefona dok su se iste bile igrajuči.
Odmah po prijemu informacije, nadležne policijske jedinice preduzele su brze operativne radnje i nakon pregleda snimaka bezbednosnih kamera, identifikovana je osumnjičena L.B., 34 godine. Ona je potom uhapšena na adresi stanovanja u gradu Severna Mitrovica i sprovedena u policijsku stanicu, gde je ispitivana.
Nakon završetka postupka, telefoni su vraćeni oštećenima. U međuvremenu, po nalogu državnog tužioca, osumnjičena je puštena u redovnom postupku i biće istražena zbog krivičnog dela „Zloupotreba tuđe imovine“.
Kosovska policija ostaje posvećena sprovođenju zakona i hapšenju svih lica koja počine ili pokušaju da počine krivična dela. Istovremeno, poziva građane da prijave takve slučajeve na broj 192, kako bi osumnjičeni bili izvedeni ispred pravde.