Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person me dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Me datë 01.07.2025 rreth orës 15:00, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë lidhur me posedimin e një arme zjarri nga një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes.
Sipas informatave të pranuara, i dyshuari shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga sektori i hetimeve .
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje