Me datë, 01.07.2025 rreth orës 18:00, stacioni policor në Kaçanik është njoftuar nga dy zyrtarë policorë se, gjatë realizimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, në bashkëpunim me një roje pylli në fshatin Vatë, Parku Nacional “Sharri”, rreth orës 17:30 janë kanosur nga një person i dyshuar, i cili po transportonte dru me një automjet të tipit “xhip”.
Dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D., 38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.