Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Veriut mbrëmë, të cilët arritën ta arrestojnë personin e kërkuar:
M.K, mashkull, 52 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit) për veprën Importi Eksporti , furnizimi , transporti , prodhimi , këmbimi , ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse