Arrestohen tre persona të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datën 08.11.2024, ёshtё njoftuar se në bjeshkën e Strellcit ka të shtëna me armë zjarri.
Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan kanë shkuar nё atё lokacion në bjeshkën e Strellcit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja cal. 9 mm, si prova materiale.
Pas një pune intensive tё hetuesve me datë, 09-10.07.2025, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, në koordinim me prokurorin e Shtetit është kryer kontroll/bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar:
-një (1) armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë
-një (1) armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator,
-një (1) armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.