Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani “Siguria në Trafik”, kontrolle më të shtuara në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, po vazhdon zbatimin e Planit “Siguria në Trafik”, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.
Ky plan përfshin kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët ku synohet të arrijmë:
·parandalimin e aksidenteve,
·edukimin rreth kujdesit dhe përgjegjësisë në rrugë si dhe
·zbatimin e rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 104324 gjoba për shkelje si: tejkalim shpejtësie, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mos vendosje të rripit të sigurisë, përdorim telefoni gjatë vozitjes, mungesë dokumentacioni ose helmete etj..
Policia do të vazhdojë me kontrolle dhe plane operative për të ruajtur jetën dhe sigurinë në trafik.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për sigurinë në rrugë .
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-14
0
Aksidentet Fatale
24
Aksidentet Me te Lenduar
23
Aksidentet Pa te Lenduar
2035
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
6
Ne Mbajtje