Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mitrovicë Jugu-

Policia në Mitrovicën e Jugut arreston një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Mitrovicë 15 korrik 2025
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Mitrovicen e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vrasje në tentativë”.
I dyshuari F.A., 40-vjeçar, dyshohet se me datën 12 korrik 2025, është përfshirë në një rast të ndodhur në fshatin Gojbuljë të Vushtrrisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ishte plagosur viktima mashkull/kosovar/shqiptar, i cili ishte duke ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore, në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje