Më 15 korrik 2025, rreth orës 23:00, nga QKMF-Suharekë është raportuar se një person me lëndime të rënda trupore ishte paraqitur për ndihmë mjekësore. I njëjti, për shkak të lëndimeve, është përcjellë me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.
Policia i është përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para ka kuptuar se personi ishte lënduar në një rrahje të ndodhur më herët në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Janë identifikuar tre persona të dyshuar, të moshës 19, 18 dhe 22 vjeç, nga fshatra të komunës së Suharekës. Një armë zjarri është dorëzuar nga familjarët dhe dyshohet të ketë qenë në posedim të njërës prej palëve të përfshira.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi mes tyre.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për:
• Lëndim i rëndë trupor
• Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.