Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Vushtrri, 17 korrik 2025
Hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, si rezultat i hetimeve intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë.
Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë. Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera.
Disa nga sendet e vjedhura si telefoni gjetur i janë kthyer pronarit legjitim.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje