Mbrëmë rreth orës 23:30, Njësiti për Reagim të Shpejt i Kryeqytetit, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndaluar një person, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Personi i dyshuar SH.S, 26 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.