Мbrëmë policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në rrugën Sheshi i Arbërit, në Prishtinë.
Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur disa gëzhoja, të cilat janë sekuestruar.
Hetuesit policor të kryeqytetit sot kanë siguruar prezencën e të dyshuarit L.J, 21 vjeç, të cilit i është sekuestruar arma dhe në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.