Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në Shtime

Më datë 21.07.2025, rreth orës 20:30, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për një rast të dyshuar në rrugën “Ahmet Shtimja”, ku dyshohej se në një automjet ndodhej një armë zjarri.
Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- auotomatike) është konfiskuar.
I dyshuari M.A, 45 vjeç është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të trajtohet nga hetuesit e stacionit policor në Shtime.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo rast të dyshimit kriminal përmes:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Mund të jetë një imazh i teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje