Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë’’

Mitrovicë, 23 korrik 2025
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë Vushtrri.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri me ç’ rast kanë arrestuar dy të dyshuarit M. M.,42., vjeçar, dhe E. Xh., 44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 23 mars 2025, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri.
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje