Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025, rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën “Asllan Pushka” nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё
• njё (1) karikator i armës
• njёzet e dy (22) fishekё
• njё (1) gёzhojё
Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.