Policia në Mitrovicën e Veriut arreston një person për veprën penale “Zjarrvënie”
Mitrovicë Veri , 26 Korrik 2025
Me datë 26.07.2025, rreth orës 15:55, Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut ka pranuar një informatë për një zjarr të shpërthyer në lagjen “Kodra e Minatorëve”.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Thirrjes i është përgjigjur edhe njësia e zjarrfikësve, të cilët, në bashkëpunim me policinë, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.
Zjarri kishte rrezikuar disa shtëpi të banimit si dhe automjete që ndodheshin në afërsi, por për fat të mirë, falë reagimit të shpejtë të autoriteteve, është shmangur përhapja dhe dëmtimi i mundshëm.
Lidhur me rastin, njësitë përkatëse të hetimeve të Stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e shkaktimit të zjarrit. Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore, është siguruar një video-incizim ku shihet një person duke i vënë zjarrin barishtes me qëllim.
Personi i dyshuar është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. I njëjti do të hetohet për veprën penale “Zjarrvënie”.
Policia e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve që të shmangin veprimet e rrezikshme si ndezja e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës, pasi ato paraqesin rrezik serioz për jetën, pronën dhe ambientin.
Gjithashtu, inkurajojmë qytetarët që në rast të vërejtjes së ndonjë veprimi të tillë, menjëherë ta lajmërojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, ose përmes kanaleve të tjera zyrtare të komunikimit.
Bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale.
Policija u Severnoj Mitrovici uhapsila je osobu zbog krivičnog dela „Podmetanje požara“
Severna Mitrovica, 26. jul 2025.
Dana 26.07.2025. godine, oko 15:55 časova, Policijska stanica u Severnoj Mitrovici primila je prijavu o požaru koji je izbio u naselju „Mikro Naselje“.
Odmah nakon prijema informacije, policijske jedinice su pohitale na lice mesta. Vatrogasna služba je takođe reagovala na poziv i u saradnji sa policijom uspela je da locira i ugasi požar.
Požar je ugrozio nekoliko stambenih kuća i vozila koja su se nalazila u blizini, ali srećom, zahvaljujući brzoj reakciji vlasti, izbegnuto je širenje i moguća šteta.
U vezi sa slučajem, nadležne istražne jedinice Policijske stanice Severna Mitrovica pokrenule su istragu kako bi razjasnile okolnosti požara. Nakon brzog operativnog i istražnog rada, dobijen je video snimak na kojem se vidi osoba koja namerno podmetne požar travu.
Osumnjičeni je identifikovan kao Z.M., star 42 godine, koji je uhapšen u svojoj kuči u Severnoj Mitrovici.
O slučaju je obavešten državni tužilac, koji je osumnjičenom odredio zadržavanje od 48 sati. Isti će biti istražen zbog krivičnog dela „Podmetanje požara“.
Kosovska policija apeluje na sve građane da izbegavaju opasne radnje poput paljenja vatre na otvorenom prostoru, posebno tokom vrelih letnjih meseci, jer predstavljaju ozbiljan rizik po život, imovinu i životnu sredinu.
Takođe ohrabrimo građane da odmah obaveste Kosovsku policiju putem broja za hitne slučajeve 192, ili putem drugih zvaničnih komunikacionih kanala, ako primete bilo kakvu takvu radnju.
Saradnja građana je ključna za sprečavanje i otkrivanje krivičnih dela.
https://www.facebook.com/share/v/16sEcL16sE/