Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Gjakovë

Gjakovë, 29 korrik 2025
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor, ka reaguar me efikasitet ndaj disa rasteve të vjedhjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit në Gjakovë.
Sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B.,T.T.,dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër. Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë për qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje