Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut realizon fushatë vetëdijesimi për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

Mitrovicë, 29 korrik 2023
Me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në planin e veprimit -Sezoni veror 2025, ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi me moton: “Stop zhurmës dhe bezdisje”. Përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave, synohet të vetëdijesohen qytetarët dhe veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.
Në këto rrethana veprimet policore përveç pjesës preventive–sensibilizimit, veprimet e ndërmarra do të jenë në përputhje me autorizimet në zbatim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike-Nr.03/L-142, neni-8, ku për këto kundërvajtje parashihen gjoba për persona fizik deri ne 500 euro, ndërsa për personat juridik deri ne 700 euro.
Angazhimet e shtuara policore do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror me prioritet kohor do të jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë lokalet e natës, restaurantet, kafiteritë, diskotekat.
Nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, njoftoni policinë në numrin 192, në aplikacionin ,,Lajmëro Policinë” ose ne e-mail: [email protected]
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje