Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet një rast i shmangies nga taksat doganore

Prishtine 30 korrik 2025
Më datën 29.07.2025 Policia e Kosovës respektivisht njësitë patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë, pas ndaljes në pikën e kontrollit, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur një sasi prej prej gjithsej 3,780 copë – corapësh të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëfe për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”dhe mallrat e dyshuara konfiskohen përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës, automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje