Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje e paautorizuar e armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Ferizaj, 02.08.2025
Më datë 02.08.2025, rreth orës 13:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve.
I dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale:
– “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”,
– “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje