Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm
(vazhdim i rastit nën hetim)
Më datë 02.08.2025, rreth orës 13:00, Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme të Ferizajt.
Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç) janë gjetur dhe sekuestruar 50 gëzhoja. Në lidhje me këtë u sekuestruan dy armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë gjuetie). Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Hetimet kanë vazhduar edhe më datën 03.08.2025, kur dyshohej se ishin përdorur më shumë armë sesa ato të paraqitura fillimisht. Si rezultat, i njëjti person (S.A) ka dorëzuar edhe dy armë të tjera të cilat janë sekuestruar :
Një pushkë gjuetie dhe
një pistoletë
Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë!
Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.
Neovlašćeno posedovanje, kontrola ili posedovanje oružja i upotreba oružja ili opasnog sredstva
(nastavak slučaja koji je pod istragom)
Uroševac, 04.08.2025.
Dana 02.08.2025. godine, oko 13:00 časova, Regionalna policija Uroševac primila je informaciju o pucnjevima iz vatrenog oružja tokom svadbe u selu Grebno u Uroševacu.
Nadležne jedinice su odmah izašle na lice mesta, gde je u dvorištu kuće osumnjičenog S.A. (57 godina) pronađeno i zaplenjeno 50 čaura. U vezi sa tim, zaplenjena su dva vatrena oružja (pištolj i lovačka puška). Protiv osumnjičenog je pokrenut krivični postupak za „Neovlašćeno posedovanje, kontrolu ili držanje oružja“ i „Upotrebu oružja ili opasnog sredstva“.
Istraga je nastavljena i 03.08.2025. godine, kada se posumnjalo da je korišćeno više oružja nego što je prvobitno predstavljeno. Kao rezultat toga, ista osoba (S.A.) je predala još dva oružja koji su zaplenjeni:
Regionalna policija Uroševca apeluje na građane da izbegavaju upotrebu oružja na slavljima, jer ugrožavaju živote i bezbednost svih učesnika.
Neka se radosti slave srcem, a ne oružjem!
Svaki hitac iz vatrenog oružja može doneti ozbiljne i nepovratne posledice.