Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës” në Shtime

Me datën 05.08.2025, rreth orës 09:00 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes në një dasmë ka të shtëna me armë të zjarrit.
I dyshuari është kontaktuar nga policia dhe ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar.
Në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, i dyshuari A.B., 23 vjeç është intervistuar. Po ashtu, në vazhdim të hetimeve, është intervistuar edhe personi tjetër i dyshuar A.M.,45 vjeç për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.”
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë !
Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje