Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin me mallra

Sot, më datë 06.08.2025, njësia policore kufitare, gjatë, patrullimit në fshatin Zernosek të Leposaviqit ka ndaluar një person të dyshuar B.M.,1991, i cili kishte kaluar nga territori i Serbisë në atë të Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
I njëjti ishte duke drejtuar një veturë udhëtarësh me targa vendore ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara rreth 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë.
Parandalimi i rasteve të kontrabandimit me mallra është një ndër objektivat e Policisë Kufitare, sepse përveç trajtimit penal të rastit, është i rëndësishëm edhe në ruajtjen e shëndetit publik.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar të hapet rasti ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare’, kurse malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme nga njësitë doganore.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje