Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Të shtënat festive, policia nuk i toleron, në Romajë të Prizrenit ndalohet një i dyshuar dhe sekuestrohet arma

Prizren, 06.08.2025
Më datë 05.08.2025, rreth orës 21:50, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në fshatin Romajë të Hasit, gjatë zhvillimit të një gazmendi familjar, dyshohej për të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin, i cili mbante në brez një pistoletë Ekol Aras Magnum me karikator dhe disa fishekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë bërë sekuestrimin e armës së dyshuar.
Personi i dyshuar, A. U., mashkull, 28-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar hetime për veprat penale:
-Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe
-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje